
Arrestimi i Ilir Metës nuk ka shpëtuar pa ironinë e fortë edhe të sipërmarrësit Gjergj Luca. Përmes një video në rrjetet sociale, ai shfaqet duke hequr shkronjën “L” nga “Tymi i Likes” që ishte i shënuar në një nga godinat e biznesit të vet.
“Kreu punë ky”, shprehet Luca ndërsa nuk ngurron të tregojë edhe dëshirën për të vendosur emrin e një politikani tjetër, Sali Berishës.
Ndërkaq, në fund e mbyll me shefin e SPAK-ut, Altin Dumanin, për të cilin sugjeron që ta ndërrojë mbiemrin në “derman” duke e cilësuar si mjaft pozitive punën e tij në të mirë të Shqipërisë.
“Lene mos e mbaj këtë mër burrë, po na merre. Merre mos e mbaj. Ja po e heqim këtë (I referohet shkronjës L). Kreu punë ky, do të ndërrojmë emrin tani. S’është dhe dita sot, por ne e kemi vendosur në ditën kur Partia e Lirisë na grabiti kënetën e Vilunit. Atë ditë e vumë, sot po e heqim.
Zëvendësimi? Po kam edhe një merak, kam edhe një merak. Mua më ka vjedh 8 vjet jetën dhe pasi ma ka vjedh 8 vjet jetën, edhe më ka shkatërru komplet me të gjitha, vazhdon merret prap me mu tani që unë po rilulëzoj. E kam merak dhe atë dhe atë do ta vë këtu. Do pres që drejtësia të mbarojë punë dhe me të që unë të jem i qetë dhe I lirë në vendin tim. (E ka fjalën për Sali Berishën).
Altin Dumani? Kam një fjalë për zotin Dumani, që mundësisht ta ndërrojë atë emër në gjendjen civile nga Dumani, në “Dërmani”. Sepse ky paska qenë dërman për këtë vend”, thotë Luca.
View this post on Instagram