Hapësire reklamuese

Aktualitet

IKMT “zbarkon” në Vlorë, shembet një beach bar pa leje në zonën e Jalës (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
IKMT “zbarkon” në Vlorë, shembet një beach bar pa
Foto nga momenti i shembjes se beach bar-it

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), përmes një aksioni të zhvilluar ditën e sotme ka shembur një beach bar në zonën e Jalës.

Bazuar në informacionet paraprake, objekti rezultonte të ishte i ndërtuar pa leje në vijën bregdetare, dhe ky fakt ka sjellë ndërhyrjen e IKMT për ta shembur. Aksioni nisi që në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, dhe fatmirësisht përfundoi pa incidente, pasi nuk u shënua asnjë kundërshti apo problem nga pronarët.

IKMT ka njoftuar se kontrollet do të vijojnë edhe në objekte të tjera përgjatë vijës bregdetare. Janë duke u verifikuar një sërë ndërtesash, për të konstatuar nëse janë të ndërtuara paleje apo nuk plotësojnë kriteret ligjore. Aksioni i IKMT-së pritet të vijojë edhe në orët në vazhdim, në kuadër të lirimit të hapësirave publike. 

 
 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese