Hapësire reklamuese

Aktualitet

Atentati në Rinas, reagon Salianji: Në Shqipëri nuk mund të ecësh me monopatina, por me makina të blinduara e me armë po

Shkruar nga Newsbomb
Atentati në Rinas, reagon Salianji: Në Shqipëri nuk mund të
Ervin Salianji, atentati në Rinas

Pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në Rinas, ku pas një atentati humbi jetën Gilmando Dani dhe është plagosur rëndë Muçi Shaljani, ka reaguar edhe ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji.

Në një postim në Facebook, Salianji shkruan se bandat kriminale kanë marrë prej kohësh kontrollin e territorit dhe kanë informacion të saktë për lëvizjen e kujtdo.

Ndërda po ashtu ai shkruan se në Shqipëri nuk mund të ecësh me monopatina, por me makina të blinduara e me armë po.

Salianji thekson se fatkeqësisht në Shqipëri, nuk ka rend dhe siguri

Postimi i plotë:

Bandat kriminale kanë marrë prej kohësh kontrollin e territorit dhe kanë informacion të saktë për lëvizjen e kujtdo, mjafton ta vendosin dhe eleminojnë kë të duan e ku të duan!

Vrasja e sotme, në pikën më të rëndësishme të vendit, në aeroportin e Rinasit, aty ku duhet të ishte siguria maksimale, tregon paaftësinë dhe dorëzimin e qeverisë përballë krimit.

Në Shqipërinë e Ramës nuk mund të ecësh me monopatina, por me makina të blinduara e me armë po.

Frika dhe kërcënimi bandave që vendosin kush jeton e kush eliminohet, është vetëm njëra anë e medaljes kriminale. Ana tjeter ěshtë terrori që çdokush, qe kalon aty, është në punë të vet, apo percjell familjen a të afermit ne kete rast ne Rinas, mund te ishte goditur nga plumbat që kanë lënë shenjë nëpër godina.

Shteti duket si spektator i krimit e qeveria është faktuar shpesh si ndihmëse e krimit, policia njě dekor propagande, dhe qytetari shpesh shënjestër e pafajshme.

Fatkeqësisht, Shqipëria nuk ka rend dhe siguri.

Askush nuk eshte  i mbrojtur, institucionet janë të kapura, dhe mafia ka shtetin e vet!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese