Hapësire reklamuese

Aktualitet

Atentati me tre të vrarë në Memaliaj, mes viktimave dhe babai i Andrea Kalemit

Shkruar nga Newsbomb
Atentati me tre të vrarë në Memaliaj, mes viktimave dhe babai i
Viktima Shyqyri Kalemi

Detaje të reja janë zbardhur nga masakra e shënuar mbrëmjen e djeshme në Memaliaj, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri drejt një lokali humbën jetën tre persona.

Nga ngjarja u shënuan tre viktima, ndërsa mbeti i plagosur një person tjetër. Personat që humbën jetën janë Shyqyri Kalemi, Marsel Cela, Bledar Muka, ndërsa i plagosur  ka mbetur Artur Shaban Kalemi që ndodhet ne spital reaminacion.

Vetëm pak minuta pas ngjarjes një makinë tip BMË u gjet e djegur në fshatin Bejaj të Gjirokastrës. Automjeti dyshohet se është përdorur nga autorët.

Rreth orës 23:20, në lagjen nr. 3, Memaliaj, në lokalin e shtetasit K. K., në rrethana ende të paqarta janë vrarë  me armë zjarri shtetasit Sh. K., 74 vjeç, M. C., 47 vjeç dhe G. M., 36 vjeç si dhe ka mbetur i plagosur shtetasi A. K., 57 vjeç, i cili është transportuar për në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autorët menjëherë pas ngjarjes janë larguar me shpejtësi në drejtim të Mallakastrës me një automjet të cilin dyshohet se e kanë djegur në fshatin Bejaj, Mallakastër. Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Renea kanë shkuar në vendin ku po digjet automjeti, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin për kapjen e autorëve" thuhet në njoftimin e policisë së Gjirokastrës”, njofton policia.

Dyshohet se “shënjestra” e këtij atentati ka qenë Shyqyri Kalemi 74 vjeç, por plumbat kanë kapur kamerierin dhe një klient në lokalin që humbën jetën nga breshëria e plumbave.

Mirëpo teksa policia vijon hetimet, një nga pistat për këtë ngjarje tragjike lidhjet me Andrea Kalemin dhe sagën e vrasjeve të nisur që nga viti 2022.

Një nga viktimat, Shyqyri Kalemi është babai i Andrea Kalemit, i njohur dhe si Adriatik Kaleëmi. Ndërsa personi që ka mbetu i plagosur është xhaxhi i Andrea Kalemit.  

Andrea Kalemi është një emër shumë i njohur për policinë, pasi dyshohet si një nga personat e përfshirë në vrasjen e Edmond Papës. Vetë Andrea Kalemi i ka shpëtuar tre atentatve, ku një tentativa ka qenë edhe kur ishte në Greqi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese