Hapësire reklamuese

Aktualitet

Atentati mafioz me tre të vrarë/ Banorët e Memaliajt të tronditur, nuk pranojnë të flasin për familjen Kalemi

Shkruar nga Newsbomb
Atentati mafioz me tre të vrarë/ Banorët e Memaliajt të
Kamarieri Gledio Muka dhe banor i memaliajt, Marsel Çela

Banorët e Memaliajt kanë folur në lidhje me ngjarjn e rëndë që tronditi qytetin e Memaliaj mbrëmjen e 20 korrikut 2024. Ngjarja është shënuar rreth orës 23:20 në një lokal në lagjen nr.3, para godinës së Bashkisë Memaliaj.

Në një prononcim për mediat banorët u shprehen të tronditur nga atentatin me tre viktima, ku shënjestër ishte Shyqyri Kalemi, babai i Andrea (Adriatik) Kalemit.

Por banorët nuk pranojnë të flasin për familjen Kalemi, vetëm shprehen se i njihnin për persona të mirë.

“Familje e mirë, në punën e tij. Nuk na erdhi mirë kur e dëgjuam. U ndodhëm këtu, nuk vajtëm më tutje se nuk dinim gjë. Nuk dëgjova të shtëna. Po rrija këtu deri nga ora 1, të gjithë kishin vajtur unë nuk shkova. Shyqo në punë, në lokal, hallexhi si të gjithë të tjerët. Se ç’kanë ata për brenda ne nuk kemi informacion. Ata janë njerëz të mirë,” – tha një banor.

“I njoh  për shumë çuna të mirë. Njëri punonte aty, kurse tjetri vinte që konsumonte kafen aty. Të dy janë banorë të zonës. Jemi tronditur shumë nga kjo ngjarje. Të vriten tre veta është fatkeqësi e madhe,” –  tha një banor tjetër i zonës.

74-vjeçari Shyqyri (Shyqo) Kalemi 74-vjeç, i cili ishte dhe shënjestra e atentatit mbeti viktimë, ndërsa humbën jetën edhe Marsel Çela 47 vjeç, dhe Gledio Muka 36 vjeç. I plagosur ka mbetur Artur Kalemi 57 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

36-vjeçari Gledio Muka, i cili punonte si kamarier në lokal ka qenë pranë tavolinës së vëllezërve Kalemi në pjesën e jashtme të lokalit, dhe fatkeqësisht nuk iu ka shpëtuar plumbave nga breshëria e kallashnikovit.

Ndërsa, Marsel Çela ishte klient në lokal dhe ndodhej në pjesën e brendshme të lokalit, por u kap nga plumbat dhe për pasojë edhe ai humbi jetën.

Artur Kalemi, i cili mbeti i plagosur u dërgua me urgjencë në spital dhe mësohet se ndodhet në reanimacion në spitalin e Gjirokastrës dhe ka marrë dy plumba, një në kofshë dhe një në kraharor.

Shyqyri Kalemi është babai i Andrea alias Adriatik Kalemi dhe Zamir Kalemit të cilit iu kanë shpëtuar tre atentateve të mëparshme. Ndërsa Artur Kalemi është xhaxhai i tyre. Një prej pistave ku po heton Policia është hakmarrja ndaj Andrea (Adriatik) Kalemit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese