Policia ka reaguar sërish në lidhje me atentatin në Rinas ku humbi jetën Gilmando Dani dhe u plagos rëndë Muçi Shaljani.
Policia bën me dije se ka gjetur makinë e autorëve, “Toyota”, të djegur në fshatin Halil të Krujës.
Po ashtu bëhet me dije se në automjet janë gjetur 4 armë zjarri, të cilat dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.
Armët janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore.
Njoftimi i plotë:
Krujë
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të zonës, në fshatin Halil, kanë konstatuar duke u djegur një automjet tip “Toyota”, që dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur në Rinas.
Në automjet janë konstatuar 4 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.
Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore.
Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
