Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

I jepet sot lamtumira e fundit Ismail Kadaresë, Kurti, Osmani dhe Konjufca sot në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb

I jepet sot lamtumira e fundit Ismail Kadaresë, Kurti, Osmani dhe Konjufca

Ditën e sotme do i jepet lamtumira e fundit shkrimtarit të shquar shqiptar, Ismail Kadare. Ndarja e tij nga jeta bëri që Shqipëria të shpallë zi kombëtare.

Po ashtu edhe Kosova ka shpallur 3 korrikun ditë zie kombëtare. Kadare do të përcillet për në banesën e fundit me ceremoni shtetërore, ku të pranishëm janë edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.

Personalitete të artit dhe shtetit gjithashtu pritet të marrin pjesë në homazhe. Në orën 11.30 do të zhvillohet ceremonia e lamtumirës, ku familjarë, kolegë, miq dhe të afërm do i japin lamtumirën e fundit.

Ndërsa në orën 12.30 do të jetë nisja e kortezhit në drejtim të varrezave të Tufinës, ku edhe do të prehet shkrimtari, që kaq shumë do i mungojë letërsisë.

Homazhet dhe ceremonia shtetërore do të organizohet nga një komisioni i posaçëm nën mbikyrjen e vetë kryeministrit Edi Rama.

Kujtojmë që data 2 dhe 3 korrik janë shpallur ditë zie kombëtare në shenjë nderimi dhe respekti në kujtim të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare. Në nderim të shkrimtarit, në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike flamuri kombëtar është ulur në gjysmështizë.

Ismail Kadare ka lindur në Gjirokastër, më 28 janar 1936 dhe është akademik, politikan dhe një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohor të letërsisë shqipe. Ndonëse shquhet për prozën, sërish kontributi i tij është i madh edhe në poezi, dramë e përkthime. Poezia ishte një pasion i hershëm i tij, pasi ka krijuar vargje qysh prej rinisë dhe më pas, eksperimentoi me prozën, duke u bërë një prej prozatorëve më të njohur shqiptarë.

Veprat e Kadaresë kanë një rëndësi të veçantë, pasi janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme dhe është autori që na ka prezantuar denjësisht në botë. Ai u bë anëtar i përhershëm i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike në vitin 1996; është nderuar me çmime ndërkombëtare, si dhe është nominuar disa herë për çmimin Nobel.

Kadare ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në letërsinë shqipe, në disa zhanera letrarë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese