Erjon Goxhara, polici që është në kërkim tanimë për më shumë se 24 orë nuk e ka menduar dy herë kur mori pistoletën dhe qëlloi 5 herë mbi Lorenc Kostën.
Polici kishte pak kohë që kishte zbuluar një lidhje të bashkëshortes së tij me drejtorin e ERE, lidhje që vazhdonte prej shumë muajsh.
Familja kishte dy fëmijë, djalin 22 vjeç dhe vajzën 15 vjeç. Dhe siç duket policit i ka ardhur zor për situatën dhe në vend që të ndante bashkëshorten, ka qëlluar mbi njeriun me të cilin ajo ishte lidhur.
Opinioni publik është ndarë në dy pjesë, duke marrë parasysh edhe familjet shqiptare që “nderin” e kanë të shenjtë: njëra palë mendon se duhet të ndante bashkëshorten, ose kjo e fundit të ndahej prej të shoqit përsa kohë që kishte një lidhje paralele dhe tjetra duke i vënë fajin të plagosurit që kishte hyrë për të shkatërruar një familje.
Gjithsesi mbetet një “krim pasioni” e ndërkohë dy familje janë të shkatërruara pas kësaj ngjarjeje.
Erjon Goxhara nuk është dorëzuar akoma, pavarësisht se RENEA ka dhënë edhe shpërblim 10 mijë euro për kapjen e tij. Ndërkohë që i plagosuri, një inxhinier me detyrë të lartë në ERE, gjendet në spital jashtë rrezikut për jetën.


