Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vocaj tha se ishte në gjendje të rënduar, por polici refuzon të dorëzohet! Erjon Goxhara lëviz i armatosur, shteti nxjerr RENEAN

Shkruar nga Newsbomb
Vocaj tha se ishte në gjendje të rënduar, por polici refuzon
Fotomontazh/ Forcat Renea ne aksion (Foto arkiv) dhe Erjon Goxhara

Prej 18 orësh efektivi i Policisë pranë Drejtorisë së Policisë për Kufirin dhe Migracionin në Tiranë, Erjon Goxhara, ndodhet në arrati. Pasi qëlloi disa herë me armë zjarri drejtorin e Entit Rregullator të Energjisë, Lorenc Kostën, Goxhara u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe deri më tani ka refuzuar që të bashkëpunojë me autoritetet dhe të vetëdorëzohet.

Në momentin e parë, pas ngjarjes, kryepolici i Tiranës, Tonin Vocaj, u shpreh se kishte komunikuar vetë me efektivin që kreu plagosjen dhe ai i ishte dukur në gjendje tepër të rënduar psikologjike.

Nga “Komuna e Parisit” ku dhe ndodhi ngjarja, Vocaj tregoi se Policia i druhej vetëvrasjes së Erjon Goxharës, por në fakt realiteti është krejt tjetër.

"Punonjësi i Policisë ka qenë jashtë orarit të punës. Kam komunikuar unë drejtpërdrejt me efektivin, është në gjendje shumë të rënduar. Kemi shumë forca në terren, që të shmangim ndonjë ngjarje tjetër më të rëndë", u shpreh më herët Tonin Vocaj.

Efektivi që plagosi drejtorin e ERE lëviz i armatosur dhe shteti është detyruar që të nxjerrë në terren Forcat Speciale me qëllim për ta gjetur dhe arrestuar.

Madje, jo vetëm RENEA, Policia e shteti ka ofruar shpërblim 10 mijë euro për këdo që ka informacione të vlefshme që çojnë në kapjen e Goxharës.

Ndërkohë, vlen të theksohet se ditën e djeshme kryepolici i Tiranës tha se Goxhara e qëlloi drejtorin e ERE në pjesën e poshtë të trupit, gjë e cila tregon sipas Vocajt se ai nuk kishte qëllim për ta vrarë.

“Probabiliteti më i madh është që të ketë qëlluar me armën e shërbimit. Motivet janë motive të dobëta. Jemi duke zhvilluar hetime. Autori e ka qëlluar në pjesën e poshtme të trupit, që tregon se nuk ka një dashje për ta vrarë”, tha Vocaj, ndërkohë vetë Policia e Shtetit përmes një njoftimi zyrtar bëri me dije se Erjon Goxhara e kishte qëlluar disa herë Lorenc Kostën. Si pasojë e të shtënave ai mori disa plagë në trup, kryesisht në zonën e barkut dhe në gjymtyrët e mëposhtme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese