Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Homazhet për Gerti Bogdanin, trupi i pajetë i ish-deputetit mbërrin në Kuvendin e Shqipërisë

Shkruar nga Newsbomb
Homazhet për Gerti Bogdanin, trupi i pajetë i ish-deputetit
Arkemorti i gerti Bogdanit ne Kuvendin e Shqiperise

Kanë nisur zyrtarisht homazhet për ish-deputetin demokrat, Gerti Bogdanin, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme pasi zemra e tij, krejt papritur, pushoi së rrahuri.

Trupi i Bogdanit ka mbërritur në ambientet e Kuvendit aty ku dhe ishte deputet për dy mandate. Homazhet në nder të ish-deputetit do të zhvillohen deri në orën 12:00 në hollin e Kuvendit. Pas kësaj, varrim do të bëhet në varrezat e Sharrës.

Përveç familjarëve dhe kolegëve demokratë, të shumtë janë ata qytetarë të cilët qëndrojnë varg jashtë ambienteve të Kuvendit për të marrë pjesë në homazhet për ish-deputetin.

Homazhet për Gerti Bogdanin, trupi i pajetë i ish-deputetit
Qytetaret duke qendruar jashte ambinteve te Kuvendit

Ndërsa Partia Demokratike, ku Bogdani shërbeu si një figurë e njohur dhe e respektuar, ka shpallur ditë zie 18 dhe 19 shtatorin, duke anuluar të gjitha aktivitetet në të gjithë territorin.

Në të gjitha selitë e PD-së, flamuri kombëtar dhe ai i partisë janë ulur në gjysmështizë, ndërsa në orën 12:00 do të mbahet një minutë heshtje në nderim të tij.

“Në nderim të figurës së ish-deputetit Gert Bogdani, Partia Demokratike ka shpallur ditë zie ditën e enjte, datë 19 shtator 2024. Të gjitha aktivitetet e Partisë Demokratike në datat 18 dhe 19 shtator në të gjithë territorin do të anulohen. Në të gjitha selitë e Partisë Demokratike flamuri kombëtar dhe flamuri i PD do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12.00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjitha selitë e Partisë Demokratike”, thuhet në njoftimin zyrtar të PD.

Homazhet për Gerti Bogdanin, trupi i pajetë i ish-deputetit

Bogdani humbi jetën pas një arresti kardiak teksa po zhvillonte një takim me miqtë në një prej hoteleve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.  Ikja e papritur e Gertit, e politikanit dhe djalit të mirë “tirons”, ka tronditur jo vetëm familjarët, por të gjithë kolegët e miqtë që patën fatin të punojnë me të.

Vijon...

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese