Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Homazhe për Ismail Kadarenë, ambasada amerikane zgjedh mënyrën e veçantë për t’a nderuar

Shkruar nga Newsbomb
Homazhe për Ismail Kadarenë, ambasada amerikane zgjedh
Pamje nga kolazhi me opinionet e diplomatëve amerikanë rreth veprave të Kadaresë

Ambasada amerikane në Shqipëri ka zgjedhur një mënyrë tejet të veçantë për të nderuar kolosin e letrave shqipe, Ismail Kadarenë.

Ambasada ka krijuar një kolazh me opinionet e diplomatëve rreth krijimtarisë dhe veprave të shquara të Kadaresë. Ato kanë dhënë vlerësimin e tyre duke treguar emocionin që kanë marrë pas leximit të tyre.

“Në nder të veprës së gjigandit shqiptar të letërsisë Ismail Kadare, ne u kërkuam diplomatëve amerikanë në Ambasadën e ShBA në Tiranë të ndajnë mendimet e tyre për disa prej librave të tij. Shihni vlerësimet e tyre dhe bashkojuni bisedës duke ndarë me ne librin tuaj të preferuar të Kadaresë në komente,”- shkruan ambasada amerikane.

Aktualisht, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit po mbahen homazhe në nderim të figurës së paharruar të gjigandit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare. Personalitete të njohura nga Shqipëria, Kosova dhe Shkupi, diplomatë të huaj, kolegë, familjarë dhe dashamirës janë të pranishëm për t'i dhënë lamtumirën e fundit.

Autori i mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare u nda nga jeta mëngjesin e të hënës së 1 korrikut në moshën 88-vjeçare. Ndonëse trupi i tij iku përgjithmonë nga kjo botë, shpirti i Kadaresë do të jetojë përgjithmonë në krijimtarinë e pafundme që la pas, duke u bërë një advokat i përhershëm i letërsisë shqipe në Evropë dhe botë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese