Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Hajde se gjyshi ka vrarë nënën", vajza e mitur njoftoi babain për tragjedinë në shtëpi, Klementi e hodhi nga shkallët të atin

Shkruar nga Newsbomb
"Hajde se gjyshi ka vrarë nënën", vajza e mitur njoftoi
Pamje nga vendi i ngjarjes ne Konispol - Klement Islamaj

"Babai, hajde në shtëpi se gjyshi ka vrarë nënën". Këto janë fjalët e vajzës së mitur të Klement Islamaj, e cila ka parë tragjedinë në shtëpinë e saj në fshatin Shalës të Konispolit, ku 69 vjeçari Hysen Islamaj ka qëlluar për vdekje me sëpatë bashkëshorten e tij, 66 vjeçaren Shano Islamaj.

Vajza e mitur kishte shkuar te gjyshërit, për të qëndruar disa ditë me babain e saj, sepse në shumicën e kohës jetonte me nënën për shkak të divorcit të prindërve.

"Hajde se gjyshi ka vrarë nënën", vajza e mitur njoftoi
Trupi i Hysen Islamaj ne vendngjarje, ne shkallet e shtepise

Mirëpo, në orët e mëngjesit ajo ka parë tmerrin me sy. Gjyshi Hysen Islamaj, gjatë një debati me bashkëshorten Shano Islamaj, ka marrë sëpatën dhe e ka qëlluar disa herë këtë të fundit, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Në shtëpi ndodheshin dy të moshuarit dhe mbesa, vajza e Klementit, sepse ky i fundit kishte dalë në një nga lokalet e fshatit për të pirë kafen e mëngjesit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 07.00 të mëngjesit të sotëm.

"Hajde se gjyshi ka vrarë nënën", vajza e mitur njoftoi
Ambulanca ne hyrjen e shtepise ne Shales te Konispolit

Menjëherë, vajza e 40 vjeçarit ka marrë celularin dhe ka telefonuar të atin, duke i kërkuar të shkonte në shtëpi sepse gjyshi kishte vrarë gjyshen. I tronditur nga telefonata dhe ajo se çfarë i tha e bija, Klement Islamaj ka shkuar me vrull në shtëpinë e tij në fshatin Shalës të Konispolit dhe aty ka parë nënë e pajetë.

Ai ka nisur të debatojë me babain, shtetasin Hysen Islamaj dhe në gjaknxehtësi e sipër e ka shtyrë atë nga shkallët e ballkonit. Bëhet fjalë për katër ose pesë shkallë, siç duket dhe në pamje, dhe për pasojë 69 vjeçari ka ndërruar jetë.

"Hajde se gjyshi ka vrarë nënën", vajza e mitur njoftoi
Djali i arrestuar i viktimave, Klement Islamaj

Brenda pak minutash, vrasësi i bashkëshortes së tij u kthye dhe vetë në viktimë. Sipas banorëve të fshatit, Hysen Islamaj ishte një person problematik dhe zihej e debatonte shpesh me bashkëshorten Shano Islamaj. Me ta, jetonte dhe djali, Klementi, pasi ishte i divorcuar.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe deri një orë më parë, në orën 10.00, trupat e viktimave kanë qenë në oborrin e shtëpisë. Pamjet që sjell newsbomb.al tregojnë trupin e pajetë të Hysen Islamaj në oborrin e shtëpisë.

Për ngjarjen, është arrestuar shtetasi Klement Islamaj, pasi akuzohet se ka hedhur nga shkallët babain, sepse më herët këtë mëngjes kishte vrarë nënën me sëpatë.

"Hajde se gjyshi ka vrarë nënën", vajza e mitur njoftoi
Shkallet e ballkonit ku ka nderruar jete Hysen Islamaj

"Rreth orës 07:00, në fshatin Shalës, Konispol, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, në banesë, shtetasi Hysen Islamaj, 69 vjeç, ka vrarë me mjet prerës (dyshohet sëpatë) bashkëshorten e tij, shtetasen Shano Islamaj, 66 vjeçe.

Më pas, shtetasi Hysen Islamaj dyshohet se është konfliktuar me djalin e tij, shtetasin Klement Islamaj rreth 40 vjeç, i cili e ka shtyrë shtetasin Hysen Islamaj nga shkallët e banesës. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi Hysen Islamaj ka humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Konispol, pas njoftimit të marrë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të autorit të dyshuar, shtetasit Klement Islamaj", thuhet në njoftimin e Policisë së Vlorës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese