Hapësire reklamuese

Aktualitet

Gjykata e Apelit skenë krimi! Përfundojnë në komisariat rojet e sigurisë, përse skaneri nuk detektoi armën e krimit

Shkruar nga Newsbomb
Gjykata e Apelit skenë krimi! Përfundojnë në komisariat
Gjykata e Apelit

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit nga Elvis Shkambi, ka tronditur mbarë opinionin publik. Kjo ngjarje dhe njëherë tjetër ka vënë në dyshim sigurinë jetësore të individit, sidomos kur bëhet fjalë në institucione shtetërore e gjykata, ku kontrolli duhet të jetë i niveleve të larta.

Sakaq, në komisariat janë shoqëruar të gjithë personat e pranishëm në sallën e gjyqit, palë të përfshira në proces, punonjës të gjykatës dhe rojet e sigurisë që i përkasin një kompanie private.

Të gjithë do të merren në pyetje për të zbardhur kronologjikisht ngjarjen nisur që nga momenti i futjes së armës së zjarrit brenda në gjykatë dhe mosdetektimi nga pajisjet e skanerit. Është shumë e paqartë nëse ura e dedektimit ka funksionuar apo nëse Elvis Shkambi ka kaluar apo jo për kontroll.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese