Hapësire reklamuese

Aktualitet

FOTO/ Opozitarët në protestë, "blindohet" Kryeministria

Shkruar nga Newsbomb
FOTO/ Opozitarët në protestë, "blindohet" Kryeministria
Efektivet ne proteste

Në masa të rrepta sigurie, kështu paraqitet situata para ambienteve të Kryeministrisë. Mbi 1200 policë dhe forca të sigurisë janë angazhuar për ruajtjen e rendit dhe sigurisë përgjatë gjithë protestës së opozitës.

Përveç trupave të policisë së Tiranës, janë angazhuar edhe efektivët e Repartit Shqiponja, si dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë. Policët janë pajisur me skafandra dhe mburoja, një masë kjo që zakonisht përdoret në rastet e precipitimit të situatave gjatë tubimeve apo protestave.

Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme efektivët janë vendosur kordon para ambienteve të Kryeministrisë.

FOTO/ Opozitarët në protestë, "blindohet" KryeministriaFOTO/ Opozitarët në protestë, "blindohet" KryeministriaFOTO/ Opozitarët në protestë, "blindohet" Kryeministria

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese