Hapësire reklamuese

Aktualitet

Faktet penale të SPAK: Hajdar e Franc Çopja porositën 4 atentate me 6 të vdekur dhe 3 vrasje në tentativë

Shkruar nga Newsbomb
Faktet penale të SPAK: Hajdar e Franc Çopja porositën 4
Ilustrim: RENEA - Hajdar Çopja

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbardhur ngjarjet e serisë së vrasjeve të ndodhura më herët në Shqipëri dhe që kishin si “kokë” organizative dy vëllezërit nga Elbasani, Hajdar dhe Franc Çopja.

Në njoftimin e SPAK, thuhet se organizata kriminale e ka filluar veprimtarinë e saj në vitin 2006-2007 në trafikimin e lëndëve narkotike, ndërsa në vitin 2018 ato filluan të zgjerojnë aktivitetin kriminal të tyre duke paguar vrasës me pagesë me qëllimin për të hequr nga tregu i kokainës konkurrentët e tyre.

Gjatë viteve, vëllezërit Çopja kryen 4 atentate me 6 të vdekur dhe 2 të plagosur si dhe 3 tentativa për eliminim të disa personave, por të dështuara.

Vrasja e parë e tyre u shënua në fundin e vitit 2018, konkretisht mbrëmjen e 29 dhjetorit, ku u vra Endrit Alibej, eksponent ky i njohur në trafikimin e kokainës, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Bradasheshit në Elbasan, bashkë me dy shokët të tij, Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Duranay.

Atentati i dytë i vëllëzërve do të zhvillohej 6 muaj më vonë, në datën 1 korrik të vitit 2019 në fshatin Broshkë të Elbasanit, ku ata vranë  shtetasin Klevin Baho, ndërsa u plagos rëndë vëllai i tij, Aldo (Aleksandër) Baho.

Më 13 dhjetor të 2019 në fshatin Përparim në Peqin u vra Andi Zylfi, ndërsa mbeti i plagosur Ardit Uruçi, ngjarje kjo që kishte si porositës sërish dy vëllezërit Hajdar dhe Franc Çopja.

Gjithashtu, vëllezërit vranë në shtator të 2020 edhe shtetasin Klevis Kapllani. Ngjarje kjo e ndodhur në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës.

Gjatë hetimeve intensive të kryera nga hetuesit e BKH-së, nën drejtimin e prokurorëve të posaçëm, është bërë e mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale dhe të kryerjes së veprave penale, që janë kryer në bashkëpunim, në formë e organizatës kriminale, si më poshtë:

1) Fakti penal “Vrasja në rrethana cilësuese” në dëm të viktimave Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe shtetasit turk Erdal Duranay, ngjarje e ndodhur më datë 29.12.2018, në orën 21:00, në vendin e quajtur Bradashesh, aksi rrugor Tiranë – Elbasan, në afërsi të restorant Dervishaj;

2) Fakti penal “Vrasja në rrethana cilësuese e shtetasit Klevin Baho dhe plagosja e vëllait të tij shtetasit Aldo (Aleksandër) Baho”, ngjarje e ndodhur më datë 01.07.2019, ora 00:30, në fshtin Broshkë, Elbasan;

3) Fakti penal “Vrasja në rrethana cilësuese në dëm të viktimave Andi Zylyfi dhe plagosja e shtetasit Ardit Uruçi”, ngjarje e ndodhur më datë 13.12.2019, në fshatin Përparim, Peqin;

4) Fakti penal “vrasja e shtetasit Klevis Kapllani”, ngjarje e ndodhur më datë 15.09.2020, në fshatin Sinaballaj, Rrogozhinë; në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës”,- thuhet në njoftimin e SPAK.

Vëllezërit Hajdar dhe Franc Çopja kishin kryer edhe disa tentativa të tjera vrasje me qëllimin për të eliminuar kundërshtarër e tyre, por ato nuk kishin rezultuar të suksesshme.

Në janar të vitit 2020, në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, vëllezërit kryejnë atentat ndaj shtetasit Kei Piku, por pa arritur që të kenë sukses në eliminimin e tij.

Një tjetër tentativë vrasje zhvillohet sërish nga vëllezërit, 10 muaj më vonë, në nëntor të 2020-ës ndaj shtetasit Irfan Azizi. Ngjarja u shënua në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Poshnjes në Urën Vajgurore në Berat.

Vëllezërit Çopja po ashtu kishin tentuar që të vrisnin edhe një efektiv policie në mars të vitit 2018 në lagjen 28 nëntori në Fier, ndërsa në po të njëjtën ditë ishte tentuar të vidhej shtetasi Minella Muçi.

5) Fakti penal “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, në dëm të shtetasit Kei Piku, ngjarje e ndodhur më datë 16.01.2020, në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, në Elbasan;

6) Fakti penal “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, në dëm të shtetasit Irfan Azizi, ngjarje e ndodhur më datë 29.11.2020, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Poshnjes në Urën Vajgurore, Berat.

7) Fakti Penal “Vjedhja me armë e mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit Minella Muçi dhe Vrasja e Punonjësit të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë, ngjarje e ndodhur më datë 23.03.2018, në lagjen 28 nëntori, në Fier”- vijon njoftimi i SPAK.



 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese