Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

FAKSIMILE/ Çonte pacientët në klinikën e tij, vizitat i bënte në shtet! Kur i sëmuri u rëndua, doktor Mondi tha "vari leshtë"

Shkruar nga Newsbomb
FAKSIMILE/ Çonte pacientët në klinikën e tij, vizitat i
Mjeku Edmond Gashi dhe klinika e tij Megis

Oficerët e Tiranës me në krye prokurorin Bledar Valikaj kanë arritur të zbulojnë pas një viti hetime intensive skemën që përdornin mjekët dhe stafi i Shërbimit Onkologjik në QSUNT, për të dërguar pacientët me kancer në klinika private, që janë në pronësi të vetë mjekëve të shtetit.

Siç shihet dhe në dosjen hetimore, koordinatori Emiljano Lela i merrte pacientët pa radhë dhe i dërgonte të mjeku Edmond Gashi, pavarësisht se rekomandimi i qytetarëve që paraqiteshin në Onkologjik kishte emër tjetër.

Mjeku Edmond Gashi, i sugjeron pacientët të shkojnë në klinikën private që ai kishte, "Megis", duke ju thënë se në shtet ishte radhë e madhe dhe situata në spitalet shtetërore ishte emergjente. Ndodhur në këto kushte, pacientët me kancer të detyruar nga halli që kishin, shkonin në klinikën private të dr.Mondit.

FAKSIMILE/ Çonte pacientët në klinikën e tij, vizitat i
Pjese nga dosja e Prokurorise se Tiranes, per Onkologjikun

Për çdo pacient që i çonte koordinatori Emiljano Lela, doktor Edmond Gashi i jepte këtij të fundit përqindje, nga shuma totale që ata paguanin.

Më i rëndë është dhe fakti tjetër, që siç thuhet në dosje, doktor Edmond Gashi nuk u tregonte pacientëve që në klinikën e tij private bëheshin vetëm skanerat, sepse biopsia dhe kimioterapitë dhe rrezet duhet t'i kryenin në spitalin shtetëror, ku ai më parë ju thoshte se ishte radhë e madhe.

FAKSIMILE/ Çonte pacientët në klinikën e tij, vizitat i
Nje shume parash e sekuestruar nga Prokuroria e Tiranes

Pra, një skemë kriminale e përdorur me qëllimin e pastër për të zhvatur pacientët dhe për të ndarë fitimet mes kolegëve, sepse në fakt shërbimi në shtet ofrohej.

Nga këqyrja e bisedave telefonike ka rezultuar se mjeku Edmond Gashi nuk shkonte në klinikë për të parë pacientët që kishte çuar. Madje, edhe kur infermieret e lajmëronin se pacientët kishin temperaturë, ai u përgjigjej: vari leshtë!

Referuar njoftimit zyrtar, bëhet me dije se pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, është finalizuar operacioni policor i koduar “Kobalti”, në kuadër të tij u ekzekutuan masat e sigurisë: 

1- Edmond Gashi (Mjek prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT) i biri i Xhevahir dhe Halile i lindur në 18.08.1977, në Kukës, banues në Tiranë në rrugën Galeopsi, Yzberisht, gjinia mashkull, kombësi dhe shtetësi shqiptare, arsimi i lartë, gjëndja civile martuar, gjëndja gjyqësore i padënuar, identifikuar me kartë identiteti me nr. H70818053D per vepren penale te “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 i K.penal me masën e sigurisë “Arrest shtëpie” parashikuar nga neni 237 të Kodit të Procedurës Penale.

2- Emiljano Lela (Koordinator prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT) i biri i Mexhit dhe i Drita i lindur më 23.11.1988, në Burrel, banues në rrugën “Komuna e Parisit”, Tiranë, pallati sipër shkollës, “Fenix”, Kati 5, Hyrja 2, Ap.15, gjinia mashkull, kombësi dhe shtetësi Shqiptare, arsimi lartë, gjëndja civile martuar, gjëndja gjyqësore i padënuar, identifikuar me kartë identiteti nr.I81123007H per vepren penale te “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 i K.penal me masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.

3- Alketa Ymeri(Pere) (Mjeke prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT) e bija e Nuri dhe Fatmira , lindur më 20.10.1971, në Pogradec, banues në Tiranë, rruga “Alajdin Frashëri”, shtëpi private, gjinia femër, kombësi dhe shtetësi Shqiptare, arsimi i lartë, gjëndja civile martuar, gjëndja gjyqësore e padënuar, identifikuar me kartë identiteti nr. H16020127M per vepren penale te “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 I K.penal me masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.

4- Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe ne QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik) bija e Qirjako dhe Viktori i lindur më 28.03.1972, në Korcë, banues në rrugën “Luigj Gurakuqi”, Tiranë, gjinia femër, kombësi dhe shtetësi Shqiptare, arsimi lartë, gjëndja civile beqare, gjëndja gjyqësore e padënuar, identifikuar me kartë identiteti nr. H25328183B per vepren penale te “Shperdorimit te detyres” te parashikuar nga neni 248 I K.penal me masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.

5- Halil Gashi i biri i i Isuf dhe Rabije i lindur në 10.05.1943, në Shtanë,Kukës, banues në Tiranë në rrugën Galeopsi, Yzberisht, gjinia mashkull, kombësi dhe shtetësi shqiptare, arsimi i mesëm, gjëndja civile martuar, gjëndja gjyqësore i padënuar, identifikuar me kartë identiteti me nr. E30510055J per vepren penale te “Fshehjes se te ardhurave” parashikuar nga neni 180/1 I K.penal me masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.

6- Florian Marku i biri Lazër dhe i Frange i dt.01.04.1982, lindur në Lezhë dhe banes në Tiranë, me gjëndje civile beqar, me kombësi dhe shtetësi Shqiptare, i pa dënuar, me kartë identiteti me nr. I20401242G, administrator i Flori Farma per vepren penale te “Tregtimi dhe transportimi I mallrave qe jane kontrabande” dhe “Ruajtja ose depozitimi I mallrave qe jane kontrabande” te parashikuar nga nenet 178 e 179 I K.penal.

7- Është bërë sekuestrimi i klinikës mjekësore “Megis” me nr.Nipt:L92225026K dhe i është komunikuar që nuk duhet të ushtrojë aktivitetin deri në një moment të dytë.

8- Për shtetasen Drilona Kishta për të cilën ishte vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të K.Procedurës Penale për veprën penale “Shpërdorim Detyre” parashikuar nga neni 248 i K.Penal nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi kjo shtetase ka qënë jashtë shtetit dhe është vendosur njoftim në kufi.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese