Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Eksperti i kriminalistikës jep versionin befasues për ngjarjen e Pogradecit: Prokuroria me karton të verdhë, provat e policisë e çojnë autorin në burgim të përjetshëm

Shkruar nga Newsbomb
Eksperti i kriminalistikës jep versionin befasues për ngjarjen e
Ervin Karamuço - Policia e Shtetit

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka dhënë një analizë të hollësishme mbi ngjarjen e rëndë në Pogradec, ku 42-vjeçari Egli Proga humbi jetën si pasojë e dhunës së ushtruar nga Denis Meçe.

Në një intervistë për ABC News, Karamuço thotë se gabimi qëndron tek Prokuroria, e cila ka bërë një rikualifikim të diskutueshëm të veprës penale, duke e kaluar nga "vrasje me dashje" në "vrasje nga pakujdesia". Ky veprim, sipas ekspertit, është një gafë e rëndë që mund të ketë pasoja të mëdha për rrjedhën e hetimeve.

Karamuço vuri në dukje se kamerat e sigurisë, të cilat janë tashmë në duart e policisë, përmbajnë pamje të plota të ngjarjes, dhe se policia ka dërguar ekspertë nga Tirana për të verifikuar të gjitha provat filmike. Ai gjithashtu përmendi se policia ka ndërmarrë masa për të parandaluar arratisjen e autorit, duke arritur në fund dorëzimin e tij.

Për mua, nga të gjitha informacionet që kanë ardhur, qoftë në rrugë zyrtare, qoftë nga dëshmi të personave të tjerë, di të them që policia në asnjë moment nuk ka pasur si qëllim fshehjen e kësaj ngjarjeje, për vetë faktin se edhe vetë referimin e ka bërë korrekt.

Për mua, nëse do të dalin rrethana dhe fakte të tjera nga ato që do thuhen në dëshmi, do të aplikohet një tjetër vepër penale, jo “vrasje me dashje”, por “shtrëngimi me anë të kanosjes dhe dhunës”, që në rastin e humbjes së jetës së personit, shkon deri në burgim të përjetshëm. Por është shumë shpejt për ta thënë këtë.

Ka ende dëshmi kontradiktore që duhen zbardhur nga ana e një e prokurorie, e cila deri tani është me karton të verdhë. Ka bërë një gafë shumë të rëndë, mënyrën sesi e ka ndryshuar, rikualifikuar nga referimi i policisë, veprën penale. Në rastin e parë, është përgënjeshtruar totalisht ajo që u tha, nuk e di pse ka pasur shumë dezinformacion. Kamerat e sigurisë janë të plota në duart të policisë, qoftë të lokalit dhe të marketit, ka parë të gjithë ngjarjen, janë të administruara në dosjen e prokurorisë. Policia ka çuar edhe ekspertë nga Tirana për të parë dhe verifikuar të gjitha pamjet filmike.

Nga ana tjetër, policia ka bërë referimin, ka bërë negocimin, sepse autori ka qenë për t’u arratisur. Ai u dorëzua më në fund. Mendoj që policia, me aq sa janë informacionet deri rani, nuk ka bërë ndonjë veprim që të dyshoj, që të shikojë nëse ka arbitraritet apo fshehje të provave”, theksoi ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese