Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Ekskluzive/Pse u vetëflijua Pal Trashaj?

Shkruar nga Newsbomb
Ekskluzive/Pse u vetëflijua Pal Trashaj?
FotoMontazh/ Pal Trashaj

Një ngjarje e rëndë u shënua mesditën e sotme para dyerve të SPAK, ku një 63-vjeçar tentoi ti jap jetës duke konsumuar fostoksinë.

Pal Trashaj 63 vjeç si dhe shumë qytetarë të tjerë shqiptarë është viktimë e mikrokredive. Jo shumë kohë më parë përmbarimi i kishte sekuestruar pronën në këmbim të shlyerjes së kredisë.

Trashaj pretendonte se e kishte paguar kredinë, dhe kishte ardhur para SPAK për t’u takuar me Altin Dumanin për t’i ofruar një zgjidhje, pasi më herët policia dhe Prokuroria e Tiranës nuk kishin pranuar për t'i marrë denoncimin në lidhje me ankesën që ai kishte.

Ka qenë një kredi e mbetur që nga viti 2008, vetëm 760 mijë lekë të vjetra që Micro Credit Albania ia kishte çuar 4.8 milion lekë, që ka çuar Trashajn në këtë akt të rëndë për t’u vetëvrarë.

Kredinë e Pal Trashajt e kishte blerë Micro Credit Albania dhe kërkoi 4.8 milion lekë duke bllokuar për 5 vjet gjithçka: shtëpinë, tokën, makinën dhe pagën ku punonte. Disa herë kishte kërcënuar në media dhe prokurori për vetëflijim, se nuk kishte mundësi të gjente të drejtën. Sot e bëri.

Një shkresë e Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë e vitit 2022 tregon se Banka e Shqipërisë, Prokurori i rrethit dhe Ministri i Drejtësisë janë njoftuar për problemin e Pal Trashajt që e ka burimin në skemën e mikrokredive.

63-vjeçari aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, teksa nuk ka informacon se si paraqitetet gjendja e tij shëndetësore.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese