Princesha e Wellsit, Kate Middleton shkroi një letër prekëse teksa e ndau me ndjekësit e saj në rrjete sociale një muaj përpara shërbimit vjetor të këngëve të Krishlindjeve, “Together at Christmas” që do të mbahet në Ëestminster Abbey.
Kate pasqyronte në atë letër rëndësinë e dashurisë, kohën që duhet të marrë gjithësecili prej nesh për të reflektuar dhe për të qenë pranë njerëzve të dashur në kohë të bukura dhe të vështira. Ajo ë cilëson këtë periudhë si të preferuarën e saj për gjithë vitin, ndërsa e konsideron si kohën idelae për tu ndalur dhe për menduar për gjërat që na bashkojnë më shumë.
“Krishtlindja është një nga periudhat e mia të preferuara të vitit. Është një kohë e gëzimit dhe festës, por gjithashtu na jep mundësinë të ndalemi dhe të mendojmë për gjërat më të thella që na bashkojnë. Është momenti kur ndalemi dhe largohemi nga presionet e jetës së përditshme, gjejmë hapësirën për të jetuar jetën tonë me një zemër të hapur, me dashuri, mirësi dhe falje, ato që kanë të bëjnë me shpirtin e Krishtlindjes. Historia e Krishtlindjeve na inkurajon të marrim parasysh përvojat dhe ndjenjat e të tjerëve”, shkruan Kate në letrën e postuar.
Tradita e Krishlindjeve do të përfshijë të ftuar speciale si dhe anëtarë të familjes mbretërore. Letra e Kate vjen pas një viti të vështirë për familjen mbretërore, duke përfshirë dy diagnoza të veçanta të kancerit.
Në shkurt, Buckingham Palace njoftoi se Mbreti Charles III u diagnostikua me një formë të papërcaktuar të kancerit. Pasi iu nënshtrua "operacionit të planifikuar të barkut" në janar, Kate njoftoi në një deklaratë video në mars se ishte në "fazat e hershme" të kimioterapisë parandaluese pasi u diagnostikua me kancer.
Ajo njoftoi në shtator se kishte përfunduar kimioterapinë e saj, duke i quajtur nëntë muajt e mëparshëm "tepër të vështirë".