Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Dritëhijet e ngjarjes në Pogradec, Inspektorati i Drejtësisë nis verifikimet për vdekjen e Egli Progës

Shkruar nga Newsbomb
Dritëhijet e ngjarjes në Pogradec, Inspektorati i Drejtësisë
FotoMontazh/ Viktima, Egli Proga

Inspektorati i Drejtësisë ka nisur një hetim lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur pak ditë më parë në Pogradec, ku 42-vjeçari Egli Proga u dhunua për vdekje. ILD po verifikon procedurat e ndjekura nga prokuroria dhe gjykata në hetimin e kësaj ngjarjeje.

Fillimisht, policia e klasifikoi ngjarjen si "vrasje me dashje," por më pas Prokuroria e zbuti akuzën në "vrasje nga pakujdesia." Denis Meçe, i dyshuari kryesor, u vendos në paraburgim nga gjykata e Korçës më 13 gusht. Ndërkohë, tre persona të tjerë, të arrestuar për moskallëzim krimi, u liruan dhe iu caktua masa e sigurisë “detyrim paraqitje.”

Sakaq, Gjykata e Korçës është detyruar sot të dalë me një komunikatë për shtyp, në lidhje me akuzat që janë hedhur ndaj organeve të drejtësisë për vrasjen e Egli Progaj. Ngjarja, sipas Policisë është referuar si "Vrasje me dashje", por dje Prokuroria e ka dërguar në gjykatë si "Vrasje nga pakujdesia".

Egli Progaj dyshohet se u vra nga shtetasi Denis Meçe pas një zënke në një nga lokalet e Pogradecit. Po ashtu, ka raportime se 42 vjeçari nuk kishte pranuar të paguante "gjobën" ndaj të fortit të zonës dhe u dhunua deri në vdekje.

Gjykata e Shkallës së Parë Korçë thotë se më datë 12 Gusht Prokuroria ka dërguar kërkesën për vleftësimin e arrestit në flagrancë dhe caktimin e masës së sigurimit personal "arrest në burg" ndaj shtetasit D. M, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Vrasja nga pakujdesia".

Togat e zeza theksojnë se në këtë fazë të procesit penal, në shqyrtimin e kërkesave për caktimin e masave të sigurimit personal, gjyqtari i hetimeve paraprake nuk mund të bëjë ndryshimin e cilësimit juridik të veprës penale. Gjithashtu, gjykata sqaron se nuk mund as të caktojë një masë sigurimi më të rëndë se ajo e kërkuar nga Prokuroria.

Nga ana tjetër, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë vëren me shqetësim disa artikuj të publikuar në media, të cilat synojnë apo tentojnë të denigrojnë figurën e gjyqtarit të çështjes, duke ritheksuar zbatimin e ligjit me korrektësi dhe saktësi maksimale në çdo rast.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese