Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Do të vras”, kërcënohen me jetë komisionerët e opozitës në Himarë

Shkruar nga Newsbomb
“Do të vras”, kërcënohen me jetë
Marin Suli/ Foto arkiv

Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli, ka bërëm e dije se komisionerët e opozitës janë kërcënuar me jetë. Për Euronews, Suli akuzoi kreun e qeverisë, Edi Ramës se ka dërguar në Himarë bandat kriminale, me qëllim për të “grabitur Bashkinë”.

Sipas sekretarit të OMONIA-s në qendrën e votimit në Vranisht komisionierët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” janë kërcënuar nga socialistët.

“E njëjta problematikë si ajo e ‘1 majit’ ka ndodhur edhe në qendrën në Vranisht, ku komisionerët e aleancës ‘Bashkë Fitojmë’ janë kërcënuar. Në Vranisht i thanë do të vras, këto i thonë dil përjashta mos të shikoj këtu”, tha ai.

Pjesë nga fjala e Marin Sulit:

 E njëjta problematikë si ajo e ‘1 majit’ ka ndodhur edhe në qendrën në Vranisht, ku komisionerët e aleancës ‘Bashkë Fitojmë’ janë kërcënuar. Në Vranisht i thanë do të vras, këto i thonë dil përjashta mos të shikoj këtu.

Janë banda kriminale që i ka zbritur Edi Rama për të marrë zgjedhjet me çdo lloj mënyre dhe për ta rrëmbyer përfundimisht Himarën. Është vendim politik dhe po e ekzekuton përmes kriminelëve dhe administratës shtetërore. I kemi fotografuar, komisionerët sapo të përfundojë procesi zgjedhor do të shkojnë të bëjnë kallëzim penal.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese