Hapësire reklamuese

Aktualitet

Himariotët “dynden” për të votuar, KQZ publikon pjesëmarrjen e votuesve deri në orën 15:00

Shkruar nga Newsbomb
Himariotët “dynden” për të votuar, KQZ publikon
Pamje nga votimet

Prej orës 07:00 të mëngjesit të kësaj të diele, 4 gusht, himariotët i janë drejtuar kutive të votimit ku dhe po shprehin vullnetin e tyre për kryetarin i cili dëshirojnë t’i drejtojë tre vitet e ardhshme.

Krahasuar me zgjedhjet e vitit të kaluar, 14 maj 2023, këtë vit kemi vënë re një numër më të lartë votuesish.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në orën 15:00 për të votuar janë paraqitur rreth 6912 qytetarë ose e përkthyer ndryshe në përqindje rreth 30.44 %. Krahasuar me vitin e kaluar, në po të njëjtën orar kishin votuar rreth 2 mijë qytetarë më pak.

Vlen të theksohet se nëse merret parasysh numri i zgjedhësve në listë i cili është 22704 deri më tani kemi një numër të paktë votuesish.

Himariotët “dynden” për të votuar, KQZ publikon
Rezultatet e votimit ne Himare deri ne oren 15:00

Ndërkohë, njëjtë si dhe në zgjedhjet e kaluara edhe këtë vit nuk kanë shteruar akuzat për vjedhje. Ka qenë kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, i cili në një prononcim për mediat tha se kandidati socialist, Vangjel Tavo ka shtuar në mënyrë të paligjshme 311 votues të rinj në lista, ndërsa 6 mijë të tjerë iu është privuar e drejta për të votuar për shkak të pavlefshmërisë së kartave të ID.

Kjo sipas Dules, Tavo ka hyrë në garë me një mijë vota plus, krahasuar me atë të opozitës.

“311 zgjedhës janë të importuar nga Vangjel Tavo dhe mbi 6 mijë votuesve iu privua e drejta e votimit. Tavo ka hyrë me plus një mijë vota krahasuar me atë të opozitës”, tha Dule.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese