Pas dy kandidatëve të parë, Adnan Xholi dhe Doloreza Musabelliu, para anëtarëve të KLP-së ka ardhur radha e prokurorit Elvin Gogaj, i cili ka prezantuar veten para tyre. Gjatë fjalës së tij ai theksoi se ky proces është thjesht kërkim i një detyre, por marrje e një përgjegjësie të madhe, të cilën synon ta përballojë me modesti dhe integritet.
Gogaj solli një përmbledhje të karrierës së tij, e cila nisi në vitin 1999 si oficer i policisë gjyqësore në Sarandë, për të vijuar më pas në Mat ku u përball me disa nga grupet më problematike të kohës dhe deri në emërimin e tij si prokuror i Prokurorisë së Posaçme.
Ai tha se gjatë punës së tij pranë Strukturës së Posaçme është angazhuar në seksionin kundër korrupsionit, duke hetuar çështje me rrezikshmëri të lartë dhe zyrtarë të niveleve të ndryshme.
Vizioni i tij përfshin forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, konsolidimin institucional përmes shtimit të kapaciteteve njerëzore dhe rritjes së bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë.
“Veprimtaria ime do të fokusohet në këto shtylla kryesore; në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në konsolidimin e institucionit përmes përmirësimit të strukturës dhe shtimit të kapaciteteve njerëzore, forcimit të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe në forcimin e besimit të publikut”, tha ai duke paralajmëruar se mandatin do ta nisë me një analizë të plotë.
Pjesë nga fjala e Gogajt:
Sot qëndroj para jush po për të kërkuar thjesht një detyrë por për të marrë një përgjegjësi. Prezantohem për të marrë këtë detyrë me modestinë maksimale duke theksuar që puna për secilin drejtues që mund të marrë detyrën nuk është vakum. Kjo përvojë e larmishme më ka pajisur me eksperiencën e duhur për ta udhëhequr me integritet këtë institucion.
Rrugëtimi ka nisur në qershor 1999 si oficer i policisë gjyqësore në Sarandë, një vit më vonë u emërova në Mat ki ndesha sfida me grupet kriminale më të rrezikshme të kohës, kam shërbyer si drejtues i prokurorisë së fierit, Elbasan, Kurbin si dhe në Shkodër dhe Durrës si drejtuesi i prokurorive të Apelit. Në SPAK duke punuar në seksionin kundër korrupsionit.
Kam hetuar dhe çuar për gjykim çështje për rrezikshmëri të lartë. Veçanërisht në SPAK kam hetuar zyrtarë të lartë. Gjithashtu në 2023 dhe 2024 janë paraqitur kërkesa për marrëveshje për pranim të fajësisë dhe për të sjellë një rezultat pozitiv dhe interesin e.
Në themel do të qëndrojë bashkëpunimi në grup. Kjo formë drejtimi siguron që strategjitë të orientohen në mënyrë të kordinuar duke shmangur çdo keqkuptim.
Veprimtaria ime do të fokusohet në këto shtylla kryesore; në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në konsolidimin e institucionit përmes përmirësimit të strukturës dhe shtimit të kapaciteteve njerëzore, forcimit të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe në forcimin e besimit të publikut.
Do të nisë me një analizë të plotë , me qëllim që ndërhyrjet të jenë aktive. Gjithashtu një nga synimet të mandatit tim do të jetë kualifikimi i stafit që do të ndihmojnë prokurorët në çështje. Trajnime të stafit ekzistues duke kërkuar respektimi ne standarteve të larta për performancën dhe integritetin e tyre. Logjistikën, vendosjen e protokolleve për respektimin e të drejtave të njeriut dhe përdorimin e fajësisë kur ligji e lejon. Zhvillimin e marrëveshjeve të reja të bashkëpunimit.

