Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dje e “paralajmëruan” fitoren e Klodjan Brahos, Qeveria e Prokurorëve i “bindet” amerikanëve

Shkruar nga Newsbomb
Dje e “paralajmëruan” fitoren e Klodjan Brahos, Qeveria e
Prokurori Klodian Braho ne takim me zyrtaret e DASH

Klodjan Braho është zgjedhur sot kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke marrë shtatë vota pro nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ai do të zëvendësojë Altin Dumanin në një mandat trevjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje.

Emërimi i Brahos nuk erdhi si surprizë, pasi prej ditësh ai përflitej gjerësisht si kandidati favorit për të marrë drejtimin e Strukturës së Posaçme, në një garë ku konkurronin katër prokurorë të posaçëm.

Kjo pritshmëri u “ushqye” edhe më shumë nga vëmendja e dukshme që ndërkombëtar që i kanë dhënë figurës së tij, sidomos në rrjetet sociale dhe aktivitetet publike të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe të përfaqësuesve europianë.

Menjëherë pas shpalljes së vendimit, ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, vlerësoi procesin dhe zgjedhjen e bërë nga KLP. Ai theksoi se BE e ka ndjekur me shumë interes procedurën e emërimit, duke qenë se SPAK ka rol thelbësor në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, një prej kërkesave kryesore për integrimin europian.

Gonzato u shpreh se ishte e rëndësishme që në krye të SPAK të zgjidhej një figurë me integritet të lartë, pavarësi dhe standarde profesionale që i afrojnë më shumë Shqipërinë Bashkimit Europian. Ai përgëzoi Klodjan Brahon për marrjen e detyrës dhe shprehu pritshmëritë për një bashkëpunim të ngushtë me të në vijim.

“Së pari kemi ardhur këtu për të treguar mbështetjen tonë për KLP në këtë detyrë të saj. Por gjithashtu për të treguar interesin tonë në precedurën emërimit, kjo për arsye  SPAK luan një rol thelbësor në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe ju e dini që ju është një nga kërkesat kyçe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Dhe ne dje thamë që ajo që kërkoj ishte një kreu i këtij institucioni që do të vijojë punën e tij dhe kërkonim një njeri me integritet, nivele shumë të larta pavarësie, rezistence në punë standarte që kanë të bëjnë me përfafrimin e Shqipërisë në BE. Duam të përgëzojmë Klodjan Brahon për fitoren dhe me kërshëri presim bashkëpunimin me të.”, tha ai.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese