Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

DETAJE nga arrestimi i Ilir Metës, Operacionalia të kamufluar me automjete civilësh e ndoqën nga Kosova në Tiranë

Shkruar nga Newsbomb
DETAJE nga arrestimi i Ilir Metës, Operacionalia të kamufluar me
Fotomontazh/ Momente nga arrestimi-Ilir Meta

Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me arrestimin e bujshëm mesditën e kësaj të hëne të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Metës.  Burime për mediat bëjnë me dije se ish-presidenti në momentin e arrestimit ishte duke u kthyer nga Kosova me destinacion Partinë e Lirisë aty ku dhe pritej që të mbante një konferencë për mediat.

Sakaq, bëhet me dije se Forcat e Operacionales si dhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit me dy automjete civile e kanë ndjekur nga Kosova deri te Kthesa e Kamzës, te “Casa Italia” ku dhe u bë arrestimi i tij.

Pas arrestimit presidentin e Partisë së Lirisë forcat Operacionale e kanë futur në mjetin tip “Golf” dhe e kanë dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku pas procedurave i shoqëruar nga forcat e Policisë është zhvendosur në Bllokun e Sigurisë te Mine Peza. 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese