Benzi mes protestuesve
Prej rreth dy orësh opozita është në protestë, ku kanë bllokuar 6 akseve kryesore, duke shkaktuar trafik kilometrik.
Duket se qytetarët janë mërzitur nga bllokimi i rrugës dhe kanë debatuar me protestuesit, ndërsa njëri ka tentuar që të çajë kordonin e protestuesve.
Burime për media bëjnë me dije se në rrethrrotullimin e Levanit, një qytetar me makinën e tij me targa angleze ka tentuar që me automjetin e tij të çajë kordonin e protestuesve.
Policia reagoi menjëherë ndaj këtij incidenti, duke ndërhyrë për të larguar automjetin dhe duke shmangur përshkallëzimin e situatës.
Sondazh
Poll
