Hapësire reklamuese

Aktualitet

3 muaj rezistencë në Rrjoll, banorët nuk ndalen! Qytetarët vijojnë protestat në pritje të drejtësisë: Nuk na ndan njeri nga tokat e të parëve tanë

Shkruar nga Newsbomb
3 muaj rezistencë në Rrjoll, banorët nuk ndalen! Qytetarët
Pamje nga protesta në Rrjoll

Prej afro tre muajsh, banorët e Rrjollit po protestojnë kundër realizimit të resortit turistik në zonë, për të cilën thonë se është në kundërshtim me ligjin duke theksuar për të disatën herë se tokat janë në pronësi të tyre.

Në një prononcim të bërë për mediat ditën e sotme, njëri prej banorëve që është i pranishëm në protestë, është shprehur se Policia i ka penguar ata për të hyrë në tokat e tyre, që i kanë të trashëguara nga paraardhësit.

“Jemi në muajin  e tretë që kemi filuqar protestimin në Rrjoll për të mbrojtur tokat tona. Ne jemi këtu çdo ditë e sekond. Policia nuk na lejon të shkojmë në tokat e të parëve tanë” u shpreh qytetari.

Ndërsa më tej ai shtoi se banorët e Rrjollit janë në pritje të drejtësisë për çështjen e tokave, duke shtuar se  ish-drejtori i Kadastrës, Fatmir Shpellzaj ka manipuluar dokumentet për pronësinë e tokave në Rrjoll.

“Drejtësia duhet të jetë në Shkodër, aty ku është grabitur toka e Rrjollit për të cilën kanë manipuluar letrat Fatmir Shpellzaj me gjykatë e avokatë” shtoi më tej banori.

Kujtojmë se prej më shumë se dy muajsh banorët e Rrjollit e jo vetëm, kanë protestuar kundër resortit turistik “Blue Borgo” që pritet të ndërtohet në zonë.

Sipas tyre, tokat janë në pronësi të banorëve, ndaj ndërtimi i këtij resorti turistik është në kundërshtim me ligjin.

Nga ana tjetër, kompania ndërtuese “Gender 2” ka publikuar dokumente përmes së cilave dëshmohet se projekti në fjalë është në përputhje të plotë me ligjin.

Dokumentet e publikuara, banorët thonë se janë të manipuluara dhe ata po tentojnë kështu t’iu vjedhin tokat atyre.

Kujtojmë se protestës në Rrjoll, nga fundi i muajit mars, i janë bashkuar dhe qytetarë nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë, duke rritur kështu numrin e protestuevse që kundërshtojnë projektin e resortit turistik.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese