Hapësire reklamuese

Aktualitet

22 masa sigurie të lëshuara pa asnjë ekzekutim, SPAK ende pa njoftim për operacionin

Shkruar nga Newsbomb
22 masa sigurie të lëshuara pa asnjë ekzekutim, SPAK ende pa
SPAK dhe kryeprokurori Altin Dumani/ Foto ilustruese

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar mëngjesin e sotëm 22 masa sigurie, mes tyre 8 arrest me burg. Sikurse njoftoi Newsbomb.al sot paradite, policia dhe Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë dalë në terren për ekzekutimin e tyre, operacion i zhvilluar në kuadër të aferës korruptive të inceneratorit të Tiranës.

Prej orëve të para të mëngjesit, ata janë vënë në lëvizje për arrestimin e shtetasve të dyshuar për vepra penale nga korrupsioni e deri te pastrami i parave. Por, deri më tani asnjëri prej tyre nuk është kapur. Gjithashtu ka pasur kontrolle dhe në banesat e tyre, por pa rezultat.

Dyshimet janë të forta për një dekonspirim të aksionit të SPAK, pasi lajmi qarkulloi dy javë më parë në media, por më pas u mohua nga Prokuroria e Posaçme. Tashmë pritet një njoftim zyrtar nga institucioni më i rëndësishëm i akuzës në vendin tonë, që deri më tani nuk ka pasur asnjë lloj reagimi.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese