Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Operacion i madh i SPAK për inceneratorin e Tiranës, caktohen 22 masa sigurie, mes tyre gazetarë dhe njerëz të rëndësishëm në vend

Shkruar nga Newsbomb
Operacion i madh i SPAK për inceneratorin e Tiranës, caktohen 22 masa
SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka urdhëruar sot zhvillimin e një operacioni të madh në kuadër të inceneratorit të Tiranës. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se SPAK ka kërkuar dhe GJKKO ka vendosur për 22 masa sigurie, me oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit që janë në terren për ekzekutimin e tyre.

Deri më tani janë lëshuar urdhër arreste për gazetarin Endrit Habilaj, Denisa Tollkuci dhe Dashamir Ymeraj duke vendosur masë sigurie, "arrest me burg". Ndërkaq, vijon operacioni për të ekzekutuar masat e sigurisë për personat e tjerë tëm dyshuar që kanë lidhje me aferën e korrupsionit të inceneratorit të Tiranës.

Të njëjtat burime tregojnë se në këto 22 masat e sigurisë, përkatësisht ndalime dhe vënie sekuestroje, bëjnë pjesë shtetas të huaj, politikanë dhe njerëz të tjerë të rëndësishëm.

Ndërkaq, sot pritet një njoftim zyrtar nga ana e SPAK për këtë operacion të zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Kujtojmë që pas arrestimeve të bujshme në Bashkinë e Tiranës, të tjera masa janë dhënë sot nga SPAK në kuadër inceneratorit të kryeqytetit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese