Akademia e Marinës në Vlore58 vite më parë buzë detit të Vlorës u krijua e para shkollë e Marinës detare me 70 studentët e parë që u kthyen nga ish-vendet e Bashkimit sovjetik, pas prishjes së Shqipërisë komuniste me ish aleatin. Ata studionin në qytete si Baku, Savstopul, Riga e St.Peterburg, po u detyruan të kthehen.
Janë më mijëra kuadro të Marinës Shqiptare që kanë dalë nga bankat e kësaj shkolle.
Gazetari vlonjat Ergys Alushi sjell foto interesante nga mësimi aty brenda dhe disa të dhëna që do të duhet të mbeten në kujtesën e atyre që kanë mbaruar Marinën e Vlorës, pasi shkolla, nuk ekziston më.
“Nga shkolla e lartë e Marinës janë diplomuar mbi 1000 kuadro, duke plotësuar më së miri nevojat për Flotën Luftarake, Flotën tregtare dhe të Peshkimit. Edhe pse ngjarjet e 1997 nuk kaluan pa dëme, përsëri personeli I saj ia arriti të ringrejë shkollën e ta vendos në funksion të plotë, duke përmendur kontributet e komandantëve të saj pas vitit 1998 Kristaq Gërveni e Astrit Aliaj. Sot academia e Marinës një nga simbolet e Vlorës nuk ekziston më, ashtu si simbole të këtij qyteti që po humbasin vit pas viti. Do të ishte mirë që në mjediset e asaj cfarë ka mbetur të kthehen në një Muze të Detarisë. Në përgjatëdetëse, një muze I tillë do të ishte një mundësi e mirë për turistët” shkruan gazetari Alushi.
Kujtojmë se Akademia u mbyll në Korrik të viti 2007 me urdhër të Ministrisë së Mbrojtjes së asaj kohe.


