Hapësire reklamuese

Bota

Zbulohen mesazhet rrëqethëse që autori i dërgoi një vajze, pak orë para masakrës në Teksas: Kam një sekret që...

Shkruar nga Newsbomb

Autori i masakrës me 29 viktima në Teksas i dërgoi një vajze mesazhe rrëqethëse vetëm disa orë para sulmit vdekjeprurës.

18-vjeçari Salvador Ramos cili vrau 19 nxënës dhe 2 mësues, i ka dërguar një mesazh rrëqethës një vajze të rastësishme duke i thënë se: "Kam një sekret të keq që dua t'ju tregoj. Unë jam gati të...”

Ramos i ka dërguar një mesazh privat në Instagram një vajze nga Kalifornia, duke lënë të kuptohet se do të shkaktonte terror në shkollë fillore Robb të qytetit Uvalde.

Vrasësi i ka kërkuar vajzës të ripostonte foton e dy prej armëve “AR-15” të tij, si dhe disa fishekë që ai kishte blerë.

Ai gjithashtu i ka dërguar një mesazh të bezdisshëm, vetëm dy orë para se ai të fillonte sulmin vdekjeprurës, duke i thënë: “Jam jashtë..”

Vajza ka reaguar kur ka dëgjuar sulmin e tmerrshëm që kishte shkaktuar në shkollë, duke zbuluar kështu se ajo ndihej e frikësuar dhe nuk kishte të bënte me vrasësin pasi çdo veprim i tij i është dukur rastësi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese