Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Voltana Ademi i përgjigjet Ramës: Në Velipojë s’ka ndërtime pa leje, mos merren vendime që dëmtojnë turizmin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sot është hapur zyrtarisht sezoni veror në plazhin e Velipojës, i cili frekuentohet shumë nga shkodranët dhe jo vetëm.

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi nga Velipoja u shpreh se duhet mbështetur sezoni turistik, dhe se nuk duhet të merren vendime arbitrare, të cilat prishin imazhin apo dëmtojnë turizmin.

Duke iu referuar paralajmërimit të kryeminstrit Edi Rama, i cili tha se do të prishen të gjitha ndërtimet pa leje përgjatë bregdetit shqiptar, Ademi tha se në Velipojë nuk rezultojnë ndërtime të tilla, por vetëm struktura që i shërbejnë plazhit. 

“Duhet mbështetur sezoni i mbarë turistik. Mos ketë vendime arbitrare për sezonin turistik. Mos ketë ndërhyrje që prishin imazhin apo dëmtojnë sezonin turistik. S’duhet bërë asgjë që prish imazhin e sezonit. Në Velipojë nuk rezulton në një situate të përkeqësuar për ndërtimet. S’kemi ndërtime pa leje në bregdetin e Velipojës, janë vetëm struktura të lehta që shërbejnë për stacionet e plazhit.

Çdo ndërhyrje tjetër është jashtë vendit, të paktënnë bregun e rërës. Askush nuk mund të jetë kundra ligjit. Unë mendoj se do të ketë një mirëkuptim për të mos bërë gabime që dëmtojnë ekonominë shqiptare”, u shpreh Ademi.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img