Ka shkuar në 7 numri i kontrollorëve të aeroportit të Rinasit që kanë shoqëruar në polici mbrëmjen e sotme.
Fillimisht në polici është shoqëruar Muhin Mezini, ndërkohë që më pas shoqërimet kanë vijuar edhe me 6 kontrollorë të tjerë.
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për kontrollorët që “braktisën” vendin e punës, të cilët po hetohen për “shpërdorim detyre”, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal. Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që vijojnë hetimet për të evidentuar rolin e secilit kontrollor të përfshirë në këtë ngjarje.
Sondazh
Poll
