Në emisionin “Opinion” është publikuar sot në mbrëmje për herë të parë në media, video e frikshme e atentatit ndaj Bledar Birçajt në Vlorë, i cili ndodhi sot paradite te zona e quajtur "Bishti i Kalldrëmit".
Siç shihet në video, një makinë Benz CLS ndalon në rrugë, ndërsa drejt vjen një makinë e zezë. Pass saj ishte BMW X5 ngjyrë gri të cilën po e drejtonte Bledar Birçaj.
Dy atentatorët kanë dalë nga BENZ-i dhe e kanë qëlluar me armë automatike, duke e lënë të vdekur në vend. Pasagjeri i mbijetuar del me vrap nga makina dhe largohet.
Lexo edhe: Kush është 40-vjeçari i ekzekutuar në Vlorë, pronar i lokalit të njohur në Lungomare (Detajet)
Lexo edhe: Ekzekutim me kallashnikov në mes të Vlorës, “BMW X5” bëhet ‘shoshë’ nga plumbat (EMRI-DETAJE
