Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

E rëndë në Korçë! 4-vjeçari bie aksidentalisht nga kati i dytë dërgohet me URGJENCË drejt Tiranës

Shkruar nga Newsbomb
E rëndë në Korçë! 4-vjeçari bie aksidentalisht
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Korçë, ku një fëmijë 4-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i banesës së tij në fshatin Vinçan.

I mituri ka marrë dëmtime në trup dhe në kokë. Fillimisht është dërguar në spitalin e Korçës, ku ndodhet në reanimacionin e pediatrisë dhe po merr ndihmën e parë mjekësore.

Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, mjekët kanë vendosur që fëmija të transportohet drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese