Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
0kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
31 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Pronari i “THE BOSS” që u ekzekutua në mes të Vlorës, Bledar Birçaj kishte një muaj që ishte kthyer nga SPANJA, Policia pyet pasagjerin që iku me vrap

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Bledar Birçaj, 40 vjeç u ekzekutua me armë zjarri pak pas mesditës së sotme në qytetin e Vlorës. Drejt mjetit BMW X5 me të cilin ai lëvizte në zonën e njohur si “Bishti i Kalldrëmit” u qëllua me breshëri kallashnikovi nga një mjet tjetër në ecje.

40 vjeçari, pronar i lokalit të njohur në Lungomare i quajtur “THE BOSS”, u dërgua me urgjencë në spitalin e qytetit bregdetar por fatkeqësisht nuk mundi të jetonte. Burimet bëjnë me dije se një nga pistat në të cilat po heton Policia është qëndrimi i viktimës në Spanjë, shkruan newsbomb.al.

Bledar Birçaj kishte rreth një muaj që ishte kthyer nga vendi iberik dhe dyshohet se atje mund të ketë pasur konflikt me persona të tjerë, konflikt i cili mesa duket u zgjidh me armë në mes të Vlorës.

Ndërkohë, në dorë të hetuesve të Vlorës është dhe një person që e shoqëronte 40 vjeçarin në momentin e vrasjes, Identiteti i tij nuk bëhet me dije për shkak të hetimeve. Ai ka qenë bashkë me Bledar Birçaj kur nga mjeti tjetër u qëllua me breshëri kallashnikovi.

I trembur nga plumbat, pasagjeri ka zbitur nga makina tip BMW X5 dhe është larguar nga vendngjarja, shkruan newsbomb.al. Policia e ka shoqëruar dhe tanimë po merrte në pyetje për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë që tronditi Vlorën mesditën e sotme.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img