Pesëmbëdhjetë persona kanë vdekur nga të shtënat në një shkollë fillore në Teksas, thotë guvernatori Greg Abbott. Autori, 18-vjeçar vrau 14 nxënës dhe një mësues në shkollën fillore Robb në qytetin Uvalde.
Mediat ndërkombëtare citojnë Guvernatorin Abbott, i cili është shprehur se agresori i dyshuar ka pasur pistoletë dhe tashmë është vrarë nga oficerët e policisë. Sulmi i së martës vjen në mes të një rritjeje kombëtare të dhunës me armë në Amerikë.
“Qëlloi dhe vrau, tmerrësisht, në mënyrë të pakuptueshme, 14 nxënës dhe vrau një mësues. Ai vetë ka vdekur dhe besohet se oficerët e vranë atë”, ka thënë ai.
Kryebashkiaku i Uvalde, Don McLaughlin i tha ABC News në një mesazh me tekst “kjo është një situatë shumë e keqe”. FBI po ndihmon në hetim, kurse publikut iu kërkua të qëndronte larg ndërsa policia po heton vendin e krimit.
Distrikti shkollor i Pavarur i Konsoliduar Uvalde – rreth 135 km në perëndim të qytetit të San Antonio – i tha BBC-së se nxënësit e tjera janë evakuuar nga shkolla. Veç viktimave, raportohet se në spital kanë mbërritur dhe nxënës të tjerë.
Spitalet lokale raportuan se nxënësit e shkollës po trajtoheshin nga shërbimet e urgjencës. Një grua 66-vjeçare po trajtohej në një spital në San Antonio dhe ishte në gjendje kritike, thanë më herët zyrtarët e spitalit.