Hapësire reklamuese

Aktualitet

“TIA” reagon për herë të parë për grabitjen: Policia përgjegjëse për sigurinë, efektivët ishin brenda në pistë dhe nuk ndërhynë

Shkruar nga Newsbomb

Tirana International Airport ka reaguar për herë të parë për grabitjen e ndodhur brenda pistës së avionëve, javën e kaluar. Në një deklaratë për mediat, Arlinda Çausholli, zëdhënëse në “TIA”, ka bërë përgjegjëse për ngjarjen Policinë e Shtetit.

Çausholli ka theksuar se Policia e Shtetit është e vetmja forcë e armatosur që mund të qëndrojë brenda ambienteve të aeroportit, ndërsa ka shtuar se kompania ICTS nuk ka asnjë të drejtë për të ndërhyrë në të tilla raste, pasi punonjësit e saj nuk janë të armatosur.

“ICTS është përgjegjëse për shërbimet aroportuale, por kjo nuk e ul përgjegjësinë e shtetit. ICTS nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyrjë fizikisht, e vetmja forcë e armatosur në aeroport është policia”, ka deklaruar ajo.

Zëdhënësja e TIA ka deklaruar se edhe porta nga hynë grabitësit, duhet të ishte gjithashtu nën survejimin dhe mbrojtjen e policisë.

Por, Çausholli ka akuzuar policinë edhe për informim të gabuar të publikut sa i përket momentit kur ajo është njoftuar për ngjarjen. Sipas saj, policia është vënë në dijeni për grabitjen kur automjeti ishte ende brenda pistës së avionëve, ndërsa pak metra më larg ndodheshin disa efektivë policie, të cilët nuk kanë ndërhyrë.

TIA ka shprehur disa herë gatishmërinë për të bashkëpunuar me policinë për këtë ngjarje, ndërsa ka dhënë mbështetje maksimale për punonjësit e saj që ndodhen nën hetim.

Më 30 qershor, katër persona të armatosur hynë me automjet brenda pistës së avionëve dhe vodhën një sasi të konsiderueshme parash të një banke të nivelit të dytë. Në momentin e grabitjes, paratë për ngarkoheshin në avionin që do i dërgonte ato në Vjenë të Austrisë. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese