Hapësire reklamuese

Rajoni

Thaçi i dërgon letër Sekretarit Amerikan Pompeo: Gjykata Special të hetojë edhe krimet serbe (Letra e plotë)

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ka dërguar një letër Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, ku i kërkon që Gjykata Speciale të hetojë edhe krimet serbe në Kosovë.

Thaçi shprehet se fakti që Zyra e Prokurorit Special ka hetuar vetëm shqiptarët e Kosovës është zhgënjyes, pasi dëmton në themel kredibilitetin dhe legjitimitetin e këtij organi.

Presidenti i Kosovës kërkon nga Sekretari Amerikan Pompeo që të hetohen rreth 400 masakra të Serbisë në shtetin e Kosovës gjatë viteve 1998-2000.

“Është zhgënjyes fakti që Zyra e Prokurorit Special ka dedikuar burimet e veta të shumta për ta hetuar vetëm një grup etnik, pra vetëm shqiptarët e Kosovës, gjë që dëmton në themel kredibilitetin dhe legjitimitetin e procesit. Është e papranueshme që personat emrat e të cilëve janë përmendur në raporte publike, siç është ai i senatorit zvicerian Dick Marty, i publikuar në vitin 2010, i janë nënshtruarpër gati 10 vite kërcënimeve se do të hetohen dhe potencilist gjykohen’, shkruhet ndër të tjera në letrën e Thaçit drejtuar Pompeo-s.

Letra e Thaçit drejtuar Mike Pompeo

1_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpg
2_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpg
3_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpg
4_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese