Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shifrat: Ja sa makina elektrike ka gjithsej në Shqipëri, rritje e madhe në tre vitet e fundit

Shkruar nga Newsbomb
Shifrat: Ja sa makina elektrike ka gjithsej në Shqipëri, rritje e

Gjatë tre viteve të fundit, numri i makinave elektrike apo hibride të importuara në Shqipëri është rritur ndjeshëm.

Aktualisht, sipas shifrave të bëra publike nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, në vendin tonë ka një flotë prej 3,064 makinash elektrike apo hibride.

Prej tyre 1208 mjete janë All-Electric, sipas të dhënave deri në Korrik 2022, ose +590% nga viti 2019.

Gjatë 7 mujorit të vitit 2022, në vendin tonë janë regjistruar për herë të parë 347 makina 100% elektrike.

DPSHTRR dhe Ministria e Infrastukturës dhe Energjisë kanë inkurajuar përdorimin e makinave elektrike duke zeruar tarifat për regjistrimin e parë si kontrolli fizik, leje qarkullimi dhe targat.

Shumë shtete europiane përgatiten për t’i dhënë fund prodhimit të makinave me djegie deri në vitin 2030.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese