Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Sherri” brenda PD-së në Parlament, reagon Jozefina Topalli: Mësuam se deputetin Basha përveç Policisë, e ka marrë në mbrojtje mazhoranca dhe Kryetarja e Kuvendit

Shkruar nga Newsbomb
“Sherri” brenda PD-së në Parlament, reagon Jozefina

Seanca e sotme plenare e Parlamentit nisi me akuza të forta nga deputetët e përjashtuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, të cilët në fjalën e tyre u shprehën se Lulzim Basha nuk ka asnjë të drejtë që t’i përjashtojë, pasi nuk është më kryetar i PD-së që prej referendumit të 18 Dhjetorit.

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli në një postim në rrjetet sociale ka akuzuar Lulzim Bahsën, pasi shprehet se përveç Policisë, ai tashmë është marrë në mbrojtje edhe nga mazhoranca dhe Kryetarja e Parlemantit, teksa i referohet replikave mes Taulant Ballës dhe Flamur Nokës.

“Nga seanca parlamentare direkt mesuam se deputetin Lb pervec policise se shtetit e ka marre ne mbrojtje edhe maxhoranca parlamentare si dhe Kryetarja e Kuvendit.

Vendimi i tyre ne thyerje te plote te Kushtetutes e  rregullores eshte precedent i rrezikshme per pluralizmin shqiptar”, shkruan Topalli.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese