Grabitja e shumës së madhe të parave në pistën e aeroportit të Rinasit është filmuar nga dy kamera sigurie.
Burime nga policia bëjnë me dije se është arritur të identifikohet një nga tre autorët e grabitjes së armatosur, ndërsa janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të cilat po analizohen nga ekspertët. Pamjet e grrabitjes janë regjistruar nga një largësi e konsiderueshme çka e vështirëson punën për zbardhjen e ngjarjes.
Ddyshohet se shuma e grabitur e parave që i përkiste bankave të nivelit të dytë është 3 milion euro.
Sondazh
Poll
