Hapësire reklamuese

Aktualitet

Robert Rakipllari emërohet Drejtor i Informacionit në Top Channel

Shkruar nga Newsbomb
Robert Rakipllari emërohet Drejtor i Informacionit në Top Channel

Gazetari dhe analisti i njohur, Robert Rakipllari i është bashkuar familjes së madhe të "Top Medias". Ai vjen në këtë post pas një eksperience të gjatë si drejtues në televizion dhe shtypin e shkruar, më e fundit në krye të "Focus Media Group".

Kjo lëvizje vjen pak ditë pasi postin e Rakipllarit në krye të kësaj kompanie mediatike që ka në pronësi televizionin informativ "News 24, u emërua gazetari dhe analisti Aleksandër Çipa.

Ai do të mbajë postin e Drejtorit të Informacionit në Top Channel, si një garanci dhe energji shtesë për të vijuar misionin e medias më të madhe në vend në mbrojtje të interesave të shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Greqi dhe kudo që ndodhen.

Robert Rakipllari ka një përvojë prej gati tre dekadash në media dhe e njeh mirë tregun mediatik dhe atë se çfarë do publiku. Mprehtësia dhe profesionalizmi i lartë kanë spikatur te Rakipllari që në fillimet e karrierës, kur ai u bë në vitin 2001 gazetari më i ri shqiptar që merr postin e kryeredaktorit në gazetën Shekulli.

Gjatë qëndrimit prej pesë vitesh në postin e drejtuesit, e shndërroi "Shekullin" në gazetën më të madhe në vend.

Robert Rakipllari ka kryer studime pas universitare në Stanford University, në Kalifornia, si fitues i bursës prestigjioze “John S. Kinght” për Gazetari, program i cili përkrah liderët ndërkombëtarë të gazetarisë që të bëhen agjentë të ndryshimit, në mbështetje të demokratizimit dhe lirisë së mediave në botë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese