Alfred Moisiu e quan të gabuar rikthimin e Sali Berishës në PD dhe tentativën e tij për të ardhur sërish në pushtet.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Moisiu tha se rikthimi në pushtet i Sali Berishës do të ishte “fundi i dynjasë”.
Ish presidenti tha se Berishën e ndjekin dhe e votojnë pjesa “më e pakulturuar e popullit”, ku sipas tij përfshihen “ish doganierë, ish tatimorë, etj”.
Pjesë nga biseda në studio:
Zoti Moisiu, një rikthim i bujshëm po ndodh në skenën politikë shqiptare. Sali Berisha merr PD-në dhe kërkon të udhëheqë opozitën. Cfarë mendoni ju?
Alfred Moisiu: Unë ka pesë vjet, në një bisedë me një ambasador të rëndësishëm, i thashe zoti ambasador përse shkoni ju te Berisha? Ai tha, po Berisha e drejton PD-në. Unë I thashë kështu si veproni ju, e linin ë hije këtë tjetrin dhe nuk ka për t’u bërë kurrë. Unë zakonisht nuk flas për ishët. Por, ka ardhur një moment që duhet thënë gjerat siç janë, të paktën ne që i njohim gjërat nga afër. Po kthehen gjërat mbrapsht. Nuk është cështja te individi, por te fatit i këtij vendi. Interesat e këtij populli dhe këtij vendi. Çdo gjë ka kohën e vet. Cdo gjë duhet vlerësuar drejt. Gabime dhe bëhen. Vetëm ai që nuk punon, nuk gabon. Por është tjetër të gabosh, tjetër të kërkosh me ngulm të arrish atë që është e gabuar.
Pra doktori është gabim në këtë histori?
Alfred Moisiu: Për mua po. Unë kam patur respekt për të. Kam dashur demokracine dhe e dua demokracinë, dua të mirën e këtij vendi. Por etja e madhe për pushtet të qorollis. Fillimi edhe në atë kohë dukej i mbarë, edhe pse gjërat morën kështu. Dy gjëra janë shumë të rëndësishme për të qëndruar shteti demokratik, zgjedhjet dhe drejtësia.
Njerëzit e ndjekin Sali Berishën, i venë pas.
Alfred Moisiu: Puna është kush e ndjek tani. Ne i njohim njerëzit. Janë pjesa më e pakulturuar. Janë ish doganierë, ish tatimorë, ish policë, isha që pa mund, pa djersë kanë arritur të marrin disa vende dominuese.
Po u bënë zgjedhjet dhe ai e flaku Lul Bashën dhe fitoi...
Alfred Moisiu: Nuk është as gjë e re dhe e papritur. Unë kam respekt për Bashën, por ai bëri gabimet e tij. Kur filloi Foltorja, duhet të dilte edhe ai.
Berisha është shpallur non grata nga SHBA. Është vendim i drejtë apo është ndikuar nga lobimi i Soros, siç thotë Berisha?
Alfred Moisiu: Njerëzit u befasuan, por nuk ka gjë për tu befasuar. TË gjtihë gjërat që mblodhi Amerika dhe arriti në konkluzion, kanë qenë të njohura. Në 2009 kam bërë një libër dhe kam përshkruar gjithë evolucionin dhe punën që është bërë. Kam shpjeguar defektet dhe shkeljet që janë bërë. Janë këto, minimi i demokracisë, që është një nga akuzat e DASH. Është çështja e drejtësisë, është edhe korrupsioni. Këto tre momentë kanë qenë të njohura.
Mendoni se Sali Berisha mund ta drejtojë Shqipërinë në vitin 2025?
Alfred Moisiu: Për mua kjo është e pamundur të arrihet. Për vetë faktin që sido të jetë, njerëzit, flasim për pjesën tjetër të popullit shqiptar. Edhe në PD nuk janë të gjithë njëlloj. Është elektorati gri që po zmadhohet nga zgjedhjet në zgjedhje. Nuk besoj… Nëse vjen Berisha do të ishte fundi i dynjasë..