Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama në mbështetje të Erdogan, Mustafa Nano: Ndërhyrje e gabuar, me ç’sy e faqe do t’u dalë përpara atyre që do marrin drejtimin e Turqisë

Shkruar nga Newsbomb
Rama në mbështetje të Erdogan, Mustafa Nano: Ndërhyrje e

Analisiti Mustafa Nano ka analizuar mesazhin e kryeministsrit Edi Rama, i cili doli hapur në mbështetje të presidentit Tajip Erdogan, pasi në Turqi më 14 maj mbahen zgjedhjet presidenciale.

Nano shkruan se nërhyrja është e pakuptimtë dhe e gabuar. Analisti shkruan se nëse zgjedhjet Erdogan do ti humbë, atëherë  “me ç’sy e faqe do t’u dalë Rama përpara atyre që do marrin në dorë drejtimin e Turqisë?”.

Postimi i plotë i Mustafa Nanos:

Edi Rama ka bërë sot një proçkë. Ka futur hundët në zgjedhjet turke (presidenciale e parlamentare) që mbahen në të njëjtën datë me zgjedhjet lokale në Shqipëri, më 14 maj. Ai ka bërë një deklaratë të gjatë e të fortë për mediat turke, me anë të së cilës ka mbajtur anë. Është rreshtuar hapur në favor të Erdoganit. Nuk e di pse e ka bërë këtë. Ndonjëri mund të mendojë se ia ka kërkuar Erdogani, por si zor që kjo të ketë ndodhur. Pse do ia kërkonte, xhanëm? Kush po pyet në Turqi se cili është qëndrimi i Ramës mbi zgjedhjet?

Por kjo ndërhyrje nuk ka kuptim jo thjesht ngaqë është e panevojshme, por mbi të gjitha ngaqë është e gabuar. Zgjedhjet në Turqi janë më të rëndësishmet që janë mbajtur ndonjëherë atje. Gara është krejt e barabartë. Dhe në këtë mes të vjen të bësh një pyetje fare të pafajshme: “Po sikur Erdogani të humbasë? Me ç’sy e faqe do t’u dalë Rama përpara atyre që do marrin në dorë drejtimin e Turqisë?”

Erdogani bën mirë ta dijë, sidoqoftë, se Rama bëri diçka të ngjashme në vitin 2016, dhe Trumpit atëmot “i doli për mbarë” çalltisja e Ramës kundër tij. Kështu mund t’u dalë edhe kundërshtarëve të Erdoganit këtë herë. Mbarësia në aleancat që lidh Rama është njëdrejtimëshe. Bën punë në Shqipëri mbështetja që Rama merr prej tyre, por vetë Rama duket se është ters me mbështetjen që fal. Nuk di pse ndodh kështu, por ja që kështu ndodh: ata që marrin mbështetje nga Rama e kanë të sigurt humbjen (i fundit ishte Milo Gjukanovichi). Qyqi Erdogan, në këtë rast!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese