
Pulse Club
Qeveria në Maqedoninë e Veriut pritet të mblidhet sot në orën 16:00. Sipas raportimeve në mediat vendase, pritet që qeveria të shpallë 7 ditë zie kombëtare për shkak të tragjedisë në Koçan.
59 persona humbën jetën u plagosën ndërsa 155 të tjerë mbetën të plagosur pas zjarrit që përfshiu Club-in e natës 'Pulse'.
Disa persona janë arrestuar si përgjegjës për tragjedinë ndërsa vijojnë hetimet nga autoritetet vendase.
Kujtojmë se zjarri shpërtheu në orën 03:00 në Pulse Club në Koçan pas përdorimit të mjeteve piroteknike.
Viktimat janë të moshës 15-25 vjeç ndërsa Ministri i Brendshëm i Maqedonise së Veriut tha se ndjen përgjegjësi morale.
Sondazh
Poll