Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Zgjedhjet në Kosovë, numërohen 88 përqind e votave: LVV merr mbi 300 mijë vota, PDK e dyta

Shkruar nga Newsbomb
Zgjedhjet në Kosovë, numërohen 88 përqind e votave: LVV
Pamje nga nje qender votimi, Kosove

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka përditësuar të dhënat e numërimit të votave për zgjedhjet për Parlamentin e Kosovës.

Deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të hënë janë numëruar 88.04 % e votave në Kosovë. Sipas të dhënave nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 41.29% apo 306 556 vota, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 21.83% apo 162 033 vota dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.75 përqind apo 131 798 vota.

Pas tre partive të cilat kanë fituar shumicën e votave, është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e Ramush Haradinajt dhe Nisma Socialdemokrate të cilat kanë siguruar 7.68% të votave apo 56,994 vota, ndërsa Lista Serbe ka marrë 3.96% apo 29,406 vota. Koalicioni për Familje ka marrë 2.31% apo 17,174 vota.

Procesi i numërimit vazhdon ndërsa rezultatet e tjera priten në orët në vijim. Të drejtën e votës në Kosovë e patën rreth 2 mln qytetarë, përfshirë dhe emigrantët.

Kryeministri Albin Kurti, gjatë tubimit në sheshin kryesor të Prishtinës mbremjen e djeshme, ku shpalli fitoren e tij, përdori një gjuhë fyese ndaj opozitës. Kurti komentoi programin e partive opozitare dhe i cilësoi ato si “hajvanë”."

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese