Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Albin Kurti nuk përmbahet: Hajnat në burg, hajvanat gënjyen në fushatë

Shkruar nga Newsbomb
Albin Kurti nuk përmbahet: Hajnat në burg, hajvanat gënjyen
Albin Kurti në shesh

Albin Kurti nuk është përmbajtur aspak në fjalimin e bërë para pak minutash në sheshin "Skënderbej", aty ku u mblodh bashkë me mbështetësit e tij për të shpallur fitoren.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje përdori gjuhë fyese, ndërsa nuk ngurroi të kërcënonte ata që guxojnë të vjedhin popullin e Kosovës. Para simpatizantëve të tij, Albin Kurti u shpreh:

“Keni parë çfarë rrenash prej premtimeve kanë dhënë: thojshin buxheti i shtetit do të bëhet ma i madh se bruto produkti vendor. Çfarë hajvanash. Ose jepshin premtime për koeficient më shumë se në programin e tyre. Çfarë hajvanash.

Hajnat kanë me shku në burg, sepse qeky mandat është mandat i hekurudhave, digave, drejtësisë me Byro për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, me Prokurori Speciale kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe me Vetting në sistem të drejtësisë”.

Kujtojmë që ditën e djeshme, në 9 shkurt, në Kosovë u mbajtën zgjedhjet parlamentare ku aktualisht po kryeson bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese