Hapësire reklamuese

Rajoni

Vuçiç letër udhëheqësve europianë: Pranimi i Kosovës në KE pa përmbushur kushtet, përjashton Serbinë

Shkruar nga Newsbomb
Vuçiç letër udhëheqësve europianë: Pranimi i
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u është drejtuar me një letër udhëheqësve europianë për mospranimin e Kosovës në Këshillin Evropian. Në këtë letër që i ka dërguar presidentit francez Emanuel Macron, kancelarit gjerman Olaf Scholz si dhe liderëve të tjerë, thuhet se pranimi i Kosovës pa përmbushur kushtet e diktuara nga marrëveshjet, do të thotë përjashtim i Serbisë nga kjo organizatë.

“Serbinë e pret një periudhë shumë e vështirë, ku do të vendoset edhe për anëtarësimin e Kosovës në KiE, por ne do përpiqemi deri në momentin e fundit, pasi kjo i bie përjashtim i Serbisë”, thuhet në letrën e dërguar nga Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Sipas presidentit serb, thirrjet e përëndimorëve për të ndaluar bojkotin e pakicave serbe në regjistrimin e popullsisë në Kosovë nuk qëndrojnë, pasi qeveria e këtij shteti nuk ka zbatuar kushtet që këta shtetas të jenë pjesë e vendit.

Kujtojmë se javën e shkuar, Vuçiç urdhëroi qeverinë e tij që të ngrejë një grup pune, i cili do të lobojë kundër anëtarësimit të Kosovës në KE.

Ndonëse, në marrëveshjet e nënshkruara më parë midis Serbisë dhe Kosovës, palëve u është bërë e ditur se nuk mund të ndërhyjnë apo të bëhen pengesë në procesin integrues të tjetrit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese