Kreu i AAK, Ramush Haradinaj ka folur pas mbylljes së votimeve në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.
Në një deklaratë për mediat, ai ka thënë se opozita ka fituar këto zgjedhje pasi partitë opozitare PDK, LDK dhe AAK, do të krijojnë një koalicion për të hequr nga pushteti Albin Kurtin.
“E kam vështirë me thënë saktë. Nuk jemi të kënaqur me sa thuhet. Jemi të interesuar me çfarë rezultate konkrete.
Disa informacione që vijnë thuhet se jemi dyshifror. Kemi bërë shumë punë, e vlerësojmë besimin, mundi ynë ka rezultuar me fitoren e opozitës. Me të dyja nuk i ndajmë. Opozita e bashkuar e krijon një shumicë solide dhe i jep Kosovës qeveri të qëndrueshme dhe besoj se kjo ndodh. Nuk do bëjmë koalicion me Vetëvendosje.
U gëzuam që opozita mund të bëjë qeveri. Kemi disa shqetësime me mënyrën e mbartjes dhe tërheqjes pa vëzhgues. Zgjedhjet janë të mira, është punuar shumë. Jam i kënaqur me fitoren e opozitës dhe i uroj sukses”, tha Haradinaj.


